Loading

Rreth nesh

Aty ku ekselenca shndërrohet në trashëgimi të qëndrueshme.

Misioni ynë

Ne besojmë se performanca e jashtëzakonshme nuk krijohet rastësisht. Ajo ndërtohet përmes njerëzve të duhur, proceseve të duhura dhe standardeve të duhura.

Prandaj ndihmojmë bizneset e hospitality-t të transformojnë operacionet e tyre, të zhvillojnë liderët e së ardhmes dhe të krijojnë kultura pune që gjenerojnë rezultate të qëndrueshme, përvoja të jashtëzakonshme për klientët dhe rritje afatgjatë të biznesit.

Nga strategjia në implementim.
Nga potenciali në performancë.
Nga eksperienca në standard.

Gojart Reçi

CEO
Dëshironi të dini më shumë rreth meje?? Shkarkoni CV time tani...

PSE STANDART?

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku pritshmëritë e klientëve rriten çdo ditë dhe diferencimi bëhet gjithnjë e më i vështirë, avantazhi i vërtetë konkurrues nuk qëndron vetëm te produkti apo lokacioni. Ai ndërtohet përmes njerëzve, kulturës organizative dhe ekselencës operacionale.

Standat është një kompani profesionale konsulence e specializuar në industrinë e mikpritjes në Shqipëri, duke ofruar zgjidhje strategjike dhe operative për restorante, bare, lounge, boutique hotele dhe struktura hoteliere. Kompania fokusohet në ngritjen e standardeve të shërbimit, optimizimin e operacioneve të përditshme dhe zhvillimin e ekipeve profesionale, me qëllim rritjen e performancës së biznesit dhe përmirësimin e eksperiencës së klientit.

Nëpërmjet analizës së detajuar të biznesit, Standat ndihmon kompanitë e hospitality të identifikojnë problematikat operative, të përmirësojnë eficiencën e stafit, të standardizojnë procedurat dhe të krijojnë një kulturë shërbimi moderne dhe konkurruese. Shërbimet përfshijnë trajnime profesionale për stafin, zhvillim manualesh dhe SOP-sh (Standard Operating Procedures), auditim të shërbimit dhe operacioneve, menaxhim performance, strukturim departamentesh, optimizim kostosh, si dhe konsulencë për hapje biznesesh të reja.

Synimi ynë është të krijojmë standarde të reja në industrinë shqiptare të mikpritjes duke kombinuar eksperiencën praktike ndërkombëtare me nevojat reale të tregut lokal. Fokus kryesor i kompanisë është ndërtimi i bizneseve të qëndrueshme, me identitet të fortë, staf të trajnuar dhe eksperiencë premium për klientin.

cropped-favikon.png

Pse na zgjedhin klientët?

Frymëzuar nga mikpritja shqiptare. Të përkushtuar ndaj ekselencës ndërkombëtare.
Eksperiencë reale operacionale
Ne nuk ofrojmë teori. Zgjidhjet tona bazohen në përvojë të drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe zhvillimin e operacioneve të hospitality-t.
Qasje e personalizuar
Çdo biznes është unik. Për këtë arsye, çdo zgjidhje ndërtohet mbi objektivat, sfidat dhe realitetin operacional të klientit.